“Share”: Udhëkryqi jetësor i yllit të Instagramit

16:41 | 22 Korrik 2019
Arbresh Info

Timi është 18-vjeçari aziatiko-amerikan, me më shumë se katër milionë ndjekës në rrjetin social Instagram. Ai pothuajse jeton në internet: celulari është gjëja e parë që kap në mëngjes, e me të madje edhe lahet.

Ndonëse Timi zakonisht shpërndan memo qesharake, shpeshherë bën postime edhe për shëndetin mendor. Duke analizuar arsyet e tij për këto postime, zbulojmë se e ka krijuar një person tjetër në internet – ndryshe nga jeta reale. Por, a do të jetë në gjendje t’i pajtojë ai këto dy personalitete?

okumentari i krijuar nga ditorja Guardian trajton çështjet e identitetit, të familjes dhe të komunikimit të tinejxherëve të Gjeneratës Z (të lindur në mes të viteve 1990 e deri mes viteve 2000 – v.j.), që gjenden në një udhëkryq të rëndësishëm të jetës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme