Shakaja nga Google lë njerëzit pa punë

12:49 | 1 Prill 2016
Arbresh Info

Google ka larguar butonin në Gmail për 1 prill që dërgonte një animacion komik tek marrësit pas raporteve që njerëzit janë duke pasur probleme në punë.

Butoni i shfaqur pranë butonit normal për dërgimin e mesazheve ju ka lejuar përdoruesve të mbyllin një mesazhin duke dërguar një foto në formatin “gif” me një personazh të Minion-ve duke gjuajtur një mikrofon, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, njerëzit kanë reaguar ashpër në forumin e gjigantit kërkimor duke bërë detyruar kompaninë të largoj funksionin dhe të kërkojë falje.

_89033937_6787a73b

“Duket që ne jemi tallur me vetën këtë vit”, shkruan Google në një deklaratë. “Për shkak të një lëshimi, funksioni MicDrop pa dashje shkaktoi më shumë kokëçarje sesa të qeshura. Ne ju kërkojmë falje për këtë”.

Vlen të përmendet një rast ku një person ka humbur punën e tij falë MicDrop duke raportuar këtë në forumin e gjigantit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme