Udhëheqësit e Komitetit të Tregtisë së Senatit i kanë bërë thirrje kreut të kompanisë Facebook, Mark Zuckerbeg që të dëshmojë përpara panelit të tyre mes polemikave mbi raportet e Cambridge Analytica dhe lidhjet e tyre me zgjedhjet presidenciale.
Cambridge Analytica ka shfrytëzuar të dhënat e 50 milionë përdouresve të Facebook gjatë fushatës parazgjedhore në SHBA, transmeton portali arbresh.info
Kryetari John Thune ka deklaruar se shumë pyetje janë ngritur mbi sigurinë në Facebook dhe sipas tij është koha që Mark të përgjigjet.
“Ne besojmë se dëshmia e Zuckerberg është e nevojshme për të kuptuar më mirë se si kompania e tij do të planifikojë të rivendosë besimin e humbur, të mbrojë të dhënat e përdoruesve dhe të t’u përgjigjet një sërë shqetësimeve tjera”, tha Thune.
Ai ka kërkuar nga kreu i Facebook që të dëshmojë gjatë javës së ardhshme./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...