Me “Emergjencën SOS”, në iOS 11 ose më të ri, ju mund të thirrni lehtë dhe shpejt për ndihmë, duke u lidhur me kontaktet tuaja të emergjencës.
Kur bëni thirrje me SOS, iPhone automatikisht e thërret numrin lokal të emergjencës. Në disa shtete dhe rajone, mund t’ju kërkohet të zgjidhni shërbimin që ju nevojitet.
Për shembull, në Kinë mund të zgjidhni mes policisë, zjarrfikësve ose ambulancës. Ju, gjithashtu, mund të shtoni kontakte të emergjencës në celularin tuaj iPhone.
Pasi thirrja emergjente përfundon, iPhone-i juaj i njofton kontaktet tuaja të emergjencës me një mesazh tekst, përveç nëse nuk dëshironi ju vetë, shkruan Gazeta Express.
iPhone ju dërgon atyre vendndodhjen tuaj aktuale, dhe, pas një periudhe të shkurtër, ju dërgon edhe përditësime nëse vendndodhja juaj ndryshon.
Si t’i thirrni shërbimet emergjente?
Kështu mund ta bëni në iPhone:
Shtypeni shpejt pesë herë butonin për ndezje-fikje që ndodhet në pjesën e lartë të djathtë të celularit dhe thirrja emergjente do të fillojë. Pasi thirrja emergjente përfundon, iPhone-i juaj i njofton kontaktet tuaja të emergjencës për vendndodhjen tuaj me një mesazh tekst.
Si të shtoni një kontakt emergjent në iPhone:
Për të shtuar kontakt emergjent, duhet të shkoni në aplikacionin Health dhe ta bëni këtë si më poshtë:
Nëse e keni të aktivizuar thirrjen automatike (Auto Call) dhe provoni të bëni thirrje emergjente, iPhone-i juaj fillon të numërojë dhe lëshon një tingull të emergjencës. Pasi të përfundojë numërimi, iPhone-i juaj e telefonon automatikisht emergjencën.
Si ta ndryshoni thirrjen automatike?
Kështu mund ta bëni:
Gazeta Express më poshtë ju tregon një shembull si funksionon një thirrje e tillë në Kosovë (me iPhone 7 Plus).
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit