Tipografi Harald Geisler nga Frankfurti ka thënë se vendi i tij dëshiron të kthej shkrimin e Albert Ajnshtajnit në një font që ju mund ta përdorni edhe në shkrime digjitale.
Ideja prapa këtij projekti, që synon të krijojë një font me shkrim të të mrekullueshëm të fizikanit, është të përdorim një pjesë të gjeniut në shkrimin tonë.
“Më pëlqen të imagjinojë kur ndonjëri të përdor shkrimin e Ajnshtajnit si një font që ka mundësi të reflektojë në shkrimin e ndonjërit”, deklaroi Geisler në faqen Kickstarter, transmeton arbresh.info.
Geisler është inspiruar për këtë projekt, që ka punuar në të që nga viti 2009 së bashku me Elizabeth Waterhouse, në një shkrim tek një pecetë e një lokali. Megjithatë, shkrimi i dorës është shumë më i ndryshëm sesa teksti pasi që çdo fjalë mund të shkruhet ndryshe, varësisht nga shkronja që vazhdon pas saj. Për të rregulluar këtë çështje, Geisler ka krijuar versione të ndryshme për çdo shkronjë që shfaqet pas shtypjes së shkronjës që vjen pas saj.
Edhe pse Geisler ka krijuar tashmë një version për çdo shkronjë, platforma Kickstarter do i ofronte atij të krijoj më shumë versione./arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...