Google ADS

Sauron, programi keqdashës që ka spiunuar qeveritë që pesë vite

12:49 | 22 Gusht 2016
Arbresh Info

Projekti Sauron, një program i sofistikuar keqdashës, ka qenë duke spiunuar në kompjuterët e qeverisë dhe kompjuterët e organizatave madhështore që pesë vite.

Bazuar në ‘Camodo’, prapa nisjes së këtij projekti mund të jenë një grup i sponsorizuar qeveritar, transmeton portali arbresh.info. Projekti Sauron, i cili ishte detektuar në një rrjet të paspecifikuar qeveritar gjatë muajit shtator, mund të përdoret për vjedhjen e fjalëkalimeve, çelësave enkriptues, konfigurimin e dosjeve si dhe mund t’i hap dyert hakerëve për të marrë kontrollin e një sistemi apo rrjeti.

“Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar që programi keqdashës ishte prezent në shumë rrjete të tjera”, kanë thënë hulumtuesit në ‘Camodo’.

“Projekti Sauron është gjetur në rrjetet e të paktën 30 organizatave. Kjo përfshin rrjetet qeveritare dhe ato strategjike si rrjeti i ushtrisë, rrjeti financiar, dhe rrjeti i organizatave të telekomunikacionit. Raportet pretendojnë që ky program keqdashës është detektuar në një linjë ajrore në Kinë, një ambasadë në Belgjikë dhe në një organizatë të paidentifikuar në Suedi”.

Sipas hulumtuesve, ky projekt është një program keqdashës që është thuajse i pamundur për detektim. Sauron nuk lë asnjë shenjë prapa si programet e tjera keqdashëse duke e bërë që të jetë tejet i vështirë për identifikim.

Po ashtu, Sauron është në gjendje të fsheh vetën në shumë mënyra si p.sh të jetë i emëruar ngjashëm me dosjet nga Microsoft./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme