Google ADS

SanDisk prezanton kartën e parë SDXC në botë me kapacitet 1TB

11:24 | 21 Shtator 2016
Arbresh.info

SanDisk ka prezantuar dje kartën SDXC më të madhe në botë, e cila është e para që mund të mbajë deri në një terabajt memorie. Në vitin 2014 kompania nxori një kartë 512 GB që ishte më e mira e prodhuar deri atëherë.

Protopi i kartës së memories u prezantua nga firma në Cologne të Gjermanisë dhe ky lajmërim vjen 16 vite pasi SanDisk nxori për herë të parë kartën SD 64 MB, një kapacitet shumë i madh për atë kohë.

Karta e re 1 TB e SanDisk është prodhuar për të mbështetur teknologji si fotot me rezolucion super të lartë, videot 4K, realitetin virtual dhe videot 360 gradë, përcjell arbresh.info.

Produkti akoma ekziston si një prototip, por do të linçohet së shpejti, premton kompania. Ajo nuk ka vendosur akoma se sa do ta shesë kartën 1 TB, por kur karta SDXC 512 GB u prezantua në 2014 u shit me një çmim prej 800 dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme