Pas raporteve që edhe modelet e zëvendësuara të Galaxy Note 7 janë duke pasur probleme me bateri, gjë që edhe detyroi tërheqjen e milionave pajisjeve, Samsung thuhet se ka ndalur prodhimin e njësive të saj të fundit.
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Yonhap’, gjiganti korean ka ndërprerë prodhimin e fabletës së fundmi pas raporteve që edhe pajisjet e zëvendësuara janë duke pasur problem. Një zyrtar i kompanisë Samsung ka njoftuar agjencinë e lartpërmendur në mënyrë anonime se prodhimi është ndalur në bashkëpunim me rregullatorët e sigurisë nga Koreja Jugore, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Note 7, që debutoi në treg në mes të muajit gusht, është konsideruar njëri nga telefonat më të mirë me Android nga gjiganti, por problemet me bateri që shkaktuan edhe shpërthimin i kanë sjellur kompanisë probleme në treg.
Samsung nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht planet për ndaljen e prodhimeve, por ka pohuar se është duke punuar me autoritetet për të hetuar problemin te njësitë e zëvendësuara./arbresh.info
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...