Me fillimin e vitit të ri 2016, Samsung nuk ka humbur kohë për të rikonfirmuar dominimin në disqet SSD, por këtë herë me një zgjedhje portative të përditësuar të disqeve SSD. Të quajtur ‘Portable SSD T3’, këto disqe portative do të debutojnë në CES si një pasardhës i modelit T1 të vitit të kaluar.
Njësitë janë bërë më të mëdha dhe më të rënda, por edhe me numër të madh përmirësimesh, si memoriet vertikale NAND që janë në gjendje të lexojnë dhe shkruajnë me një shpejtësi deri në 450 MB/s, shkruan arbresh.info. Megjithatë, ndoshta përditësimi më i madh është kapaciteti pasi T3 është në dispozicion në 250GB, 500GB, 1TB si dhe në 2TB.
Çmimi i tyre është ende i panjohur, por duke marrë parasysh çmimin prej 600 dollarë që SanDisk është duke shitur disqet 1TB dhe çmimin prej 800 dollarë për disqe 2TB, mund të supozojmë që edhe Portable SSD T3 nuk do të jetë më i lirë./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=GsVHSykXB0Y
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA