Samsung vjen me super-risi

19:53 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Samsung zyrtarisht ka prezantuar asistentin e tij virtual, i cili quhet Bixby.

Bixby është një asistent i llojit tjetër me atë që jemi mësuar deri më tash. Për dallim nga Siri, Cortana ose Google Assistant, të cilët informatat për përdorues i mbledhin në internet dhe më pas ofrojnë informacione relevante, Bixby këtë e bën ashtu që përdoruesit i ndihmon që sa më shumë të shfrytëzojnë telefonin e tyre.

Samsung këtë funksion e ka krijuar ashtu që e tëra mund të kryhet përmes zërit, pa pasur nevojë të prekni telefonin nëse nuk e dëshironi këtë.

Bixby aktualisht punon në vetëm disa aplikacione Android të Samsung, ndërsa kompania gjatë prezantimit njoftoi se Bixby do të punojë në Google Play Music dhe aplikacionet e palëve të treta. Atë që ka përmendur Samsung është përdorimi i asistentit virtual përmes Samsung Connect të pajisjeve të mençura shtëpiake.

Në fillim të lansimit, Bixby do të jetë në mundësi të punojë me gjuhën angleze dhe koreane, derisa më vonë do të jenë të qasshme edhe gjuha kineze dhe ajo spanjolle.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme