Samsung Electronics njoftoi sot avancimet e tij të fundit në pajisjet mobile, aksesorët, televizorët, audiot dhe elektro-shtëpiaket me përvojën virtuale, ‘Life Unstoppable’ për të treguar se si formacioni i vitit 2020 do të përmirësojë stilin e jetës së sotme.
Bota virtuale ‘Life Unstoppable’ shënon një epokë të re të inovacionit dhe është një nga shumë mënyrat nëpërmjet së cilave Samsung vazhdon të shtyjë kufijtë e asaj që mund të bëjë teknologjia. Bota virtuale pioniere dhe gjithëpërfshirëse solli në jetë risitë e Samsung të përqendruara tek njerëzit në një përvojë të re loje.
Këtë vit, marrëdhëniet e konsumatorëve me teknologjinë janë bërë edhe më integrale pasi ata kanë kërkuar të qëndrojnë të lidhur me botën e jashtme. Teknologjia Samsung sfidon kufijtë, duke bashkuar të gjithë elementët e të jetuarit, punës dhe argëtimit, me produkte që lidhen pa probleme me njëra-tjetrën për përvojën më inteligjente.
Sot, Samsung shfaqi produktet e tij më të fundit; të guximshme dhe revolucionare, duke përfshirë:
• Zbulimin global të produktit të tij më të fundit lifestyle, The Premiere – një projektor inteligjent i cili e çon argëtimin në shtëpi në nivelin tjetër.
• Odyssey G55 teksa monitorët Samsung vazhdojnë të revolucionarizojnë përvojën e lojrave
• Shtesa krejt të reja në portofolin e zgjeruar Galaxy me Tab A7, Galaxy Fit2, A42 5G dhe Galaxy Z Fold2
• Trio me Karikim Wireless për të ndihmuar njerëzit të vazhdojnë me stilin e jetës së zënë
• Frigorifer klasik RB7300T me teknologji SpaceMaxTM dhe gamën e frigoriferit të personalizueshëm Bespoke, të gjitha në lançimin evropian
• Makina larëse WW9800T dhe tharësja DV8000T, të dyja me zgjidhje të zgjuara mësimi dhe aftësi lidhëse automatike
“Ky vit na ka parë të rivlerësojmë plotësisht marrëdhënien tonë me teknologjinë, në një mënyrë që askush nuk mund ta priste”, tha Benjamin Braun, Drejtori i Përgjithshëm i Marketingut në Samsung Europe. “Në Samsung, ne jo vetëm i përqafojmë këto ndryshime, por synojmë të qëndrojmë një hap përpara – tashmë duke inovuar me të ardhmen. Ne jemi të palodhur në misionin tonë për të krijuar teknologji të guximshme, revolucionare dhe çfarë mënyre më të mirë për të njoftuar formacionin tonë të vitit 2020 sesa me këtë përvojë virtuale që ndryshon lojën. Sot ishte thjesht një grimcë e asaj që do të vijë nga Samsung ,pasi ne vazhdojmë t’ju sjellim produkte që ushqejnë një Jetë të Pandalshme. ”
Duke e çuar përvojën argëtuese në nivelin tjetër si brenda ashtu edhe jashtë
Sot po kalojmë kohë ekstra në shtëpi dhe televizori, tani më shumë se kurrë, është diçka që na mbledh së bashku. Na lidh me botën ndërsa shikojmë lajmet dhe na zhyt në argëtimin tonë të preferuar. Oreksi për përvojën më të mirë të mundshme televizive nuk ka qenë kurrë më i madh.
Samsung njoftoi projektorin e saj të ri inteligjent, The Premiere i cili ju jep një përvojë të plotë kinematografike në komoditetin e shtëpisë tuaj. Ai vjen në modele 120 dhe 130-inç të cilat ju kursejnë hapësirë në shtëpi dhe mund të projektohen kudo – gjithçka që ju nevojitet është një mur. Një dizajn i thjeshtë minimalist që shkrihet në çdo hapësirë jetese, The Premiere përmban një woofer të fuqishëm të integruar, tingull rrethues me Acoustic Beam dhe lazera të trefishtë inovativë që transmetojnë cilësinë e fotos 4K. The Premiere LSP9T është projektori i parë në botë i certifikuar HDR10 + kështu që jep ngjyra dhe kontrast revolucionar që shton thellësinë për detaje më të sakta të figurës teksa lëvizni nga skena të ndritshme në të errëta. Këtë vit, ai do të jetë i disponueshëm në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Zvicër, Austri, Hollandë, Belgjikë, Itali, Spanjë dhe vendet Nordike.
Ky vit ka parë gjithashtu një rritje në paqartësinë e kufijve midis hapësirës së brendshme dhe të jashtme – më shumë njerëz duan një përvojë pa ndërprerje midis tyre. Samsung shfaqi lëvizjen e brandit në teknologjinë e argëtimit në natyrë. The Terrace është ekrani i parë i brandit i ndërtuar për shikim në natyrë. The Terrace dhe Terrace Soundbar kanë një vlerësim IP55 duke i mbrojtur ata nga kushtet në natyrë si shiu, lagështia, pluhuri dhe insektet. Terrace Soundbar përmban Adaptive Sound, i cili analizon atë që po shikoni për të ofruar cilësinë e zërit që përputhet. Është shoqëruesi i përsosur për të përmbledhur përvojën argëtuese. The Terrace gjithashtu përmban teknologji anti-reflektim për të eleminuar shkëlqimin e ndritshëm; mesatarja e tij 2000 njësi e ndriçimit të ekranit dhe cilësia e figurës QLED 4K performon në mënyrë perfekte në çdo mjedis. The Terrace do të vijë së pari në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër në modele 55, 65 dhe 75 inç.
E gjithë linjae televizorëve Samsung është e ndërtuar mbi një filozofi të dizajnit dhe inovaciont të guximshëm e turbulent. Portofoli ofron një televizor për të gjithë, përfshirë televizorin e parë botëror mobile-friendly, The Sero. I optimizuar për të shfaqur përmbajtje në ekranin e madh me një trokitje të lehtë të celularit tuaj, The Sero menjëherë pasqyron telefonin tuaj në cilësinë e figurës QLED.
Teksa dëshira për televizor dhe përmbajtje të shkëlqyer nuk ka qenë kurrë më e madhe, investimi në pajisje më të mëdha dhe më të mira siç është 8K vazhdon. Teknologjia pionere 8K është diçka që e veçon Samsung. Flagship-i Q950 është një televizion revolucionar me një gjurmë më të hollë se kurrë më parë – ekrani Infinity krenohet me një raport 99% ekran-trup dhe profil të hollë 15 mm. Krahas cilësisë së fotos është zëri dhe shiritat më të rinj të zërit të Samsung. Q950T dhe Q900T kanë Q-Symphony që krijon tingull harmonik si nga televizori ashtu edhe nga altoparlantët e shiritit të zërit për një përvojë optimale argëtimi (është i pajtueshëm me televizorët e zgjedhur QLED).
Një përvojë gjithëpërfshirëse e lojrave që ju transporton drejt e në veprim
Lojërat janë një industri që vazhdon të evolojë; është shumë më tepër sesa një shooter ose role-play me aventura – lojërat janë bërë një vend për t’u lidhur me të tjerët dhe për të shkëmbyer përvoja të reja. Këtë vit, industria ka parë prezantime të modës, platforma lojrash, madje edhe përvojën Life Unstoppable të Samsung, për platformat e lojrave.
Samsung jep përvojën më të mirë të mundshme të lojrave, pavarësisht nëse do të jetë në lëvizje përmes portofolit tonë Galaxy, siç është Note20 i ri, ose në shtëpi me TV QLED dhe monitorët Odyssey. Monitorët e rinj Odyssey, G9 dhe G7, krenohen me një ekran të lakuar, të parin në botë, 1.000 milimetra, një kohë përgjigjeje prej një milimetër dhe shpejtësinë e rifreskimit 240Hz, duke zhytur konsumatorët në zemrën e lojës. Ekrani HDR10 + QLED sjell peizazhin e lojërave në jetë me shkëlqim dhe kontrast të optimizuar. I riu Odyssey G5, i disponueshëm për t’u blerë tani në vende të zgjedhura, bashkohet me modelet ekzistuese të flagship-it Odyssey. G5 përmban të gjithë teknologjinë që ju prisni nga një monitor i lojrave Samsung shtuar teknologjisë Flicker-Free që zvogëlon lodhjen e syve në mënyrë që lojtarët të mund të qëndrojnë në krye të lojës së tyre për më gjatë.
Duke filluar nga muaji tjetër, Samsung do të bashkojë lojtarë edhe një herë me Samsung Odyssey League, një konkurs E-sports unik, i vendosur të surprizojë komunitetin Evropian të lojërave.
Pionier i inovacionit të lidhur me celularin që mbështetet në trashëgiminë e teknologjisë së guximshme dhe inteligjente të Samsung
Këtë vit, konsumatorët janë mbështetur në teknologjinë mobile më shumë se kurrë më parë. Pajisjet mobile kanë lehtësuar gjithçka, nga qëndrimi i lidhur me të dashurit dhe përditësimi me shkollën ose punën, e deri në azhurnimin me objektivat e lojërave ose të fitnesit. Përvojat e lidhura qëndrojnë në zemër të Samsung dhe Galaxy Ecosystem funksionon në mënyrë perfekte për t’ju ndihmuar të merrni maksimumin nga çdo moment.
Me konsumatorët që punojnë, jetojnë dhe argëtohen në një hapësirë, nevoja për një pajisje kompakte argëtimi nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Shtesa më e re në familjen e tabletëve të Samsung, Galaxy Tab A7 ofron zgjidhjen përfundimtare. Ekrani i tij 10.4 inç i vendosur në një kornizë simetrike me një përfundim metalik premium ofron një dizajn të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Me një raport 80% ekran-trup, altoparlantë Quad Dolby Atmos dhe bateri që zgjat për një kohë të gjatë, Tab A7 është përvoja përfundimtare e argëtimit me fotografi dhe tinguj. Është gjithashtu i përkryer për fëmijët me një aplikacion krejt të ri Samsung Kids që përmban një larmi të përmbajtjes edukative dhe argëtuese.
Ky vit ka parë që shtëpitë të funksionojnë si palestra dhe kërkesa për aksesorë të fitnesit është rritur1, teksa klientët kërkojnë mënyra për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese të rritur, Samsung sot njoftoi një pajisje të re që mund të vishet, Galaxy Fit2. Galaxy Fit2 është partneri juaj i përsosur i fitnesit, me një dizajn të lehtë, bateri që zgjat dhe karakteristika të përparuara të gjurmimit.
Ai automatikisht zbulon dhe gjurmon deri në pesë lloje të ndryshme të aktivitetit duke siguruar informacione të fitnesit si kaloritë e djegura, rrahjet e zemrës, distancën dhe më shumë. Ai gjithashtu do të monitorojë modelet tuaja të gjumit, duke siguruar analiza të përditshme dhe një rezultat unik të gjumit. Dizajni i zakonshëm mund të ndihmojë në zvogëlimin e djersitjes dhe ekrani i xhamit 3D vjen me mbi 70 mundësi të ndryshme të fytyrës, në mënyrë që t’i ndryshoni për t’ju përshtatur më mirë me stilin tuaj. Për më tepër, funksionon deri në 15 ditë pa pasur nevojë për të rimbushur2, kështu që ju mund të përqendroheni në objektivat tuaja të fitnesit pa u shqetësuar se do të mbaroni baterinë.
Galaxy 5G ka shndërruar përvojën e lidhur dhe Samsung, me një portofol të madh të pajisjeve 5G dhe mbështetje nga fillimi në fund, është pozicionuar në mënyrë unike për ta bërë potencialin e vërtetë të 5G një realitet. Samsung njoftoi se një telefon i ri me 5G do të bashkohet me serinë Galaxy A më vonë këtë vit; Galaxy A42 5G. I mbushur me të gjitha tiparet që mund të prisni nga një pajisje e Serisë A, duke përfshirë një dizajn unik modern, si dhe paraqitjen e kamerës së re quad, A42 5G krenohet me një ekran 6.6 inç Super AMOLED dhe menjëherë ju lidh me shkarkim dhe transmetim super të shpejtë. Është një pajisje që mban ritmin tuaj, duke ju ndihmuar të kapni dhe shprehni çdo moment.
Vitin e kaluar, Samsung shokoi industrinë me një smartphone të palosshëm revolucionar. Samsung vazhdon të përparojë industrinë përpara me kategorinë inovative të palosshme duke treguar gjeneratën tjetër të portofolit të saj të palosshëm të Galaxy – Galaxy Z Fold2.
Kjo risi e fundit në teknologjinë e telefonit të palosshëm, tani e disponueshme për porosi paraprake, mbështetet në trashëgiminë e inovacionit të Samsung – duke kombinuar dizajn mahnitës me një pajisje të përmirësuar revolucionare. Ai vjen në dy ngjyra – Bronz Mistike dhe të Zezë Mistike – dhe falë teknologjisë së pakrahasueshme hinge, lëviz me lehtësi nga një ekran cover 6.2, në ekranin gjithëpërfshirës kryesor 7,6 inç 2X kur shpaloset.
Me teknologjinë që tani punon më shumë se kurrë më parë, Samsung gjithashtu njohu nevojën për një stacion të ri karikimi që mund të fuqizojë më shumë pajisje njëkohësisht. Wireless Charger Trio është një zgjidhje krejt e re e karikimit wireless e krijuar për të ngarkuar pajisjet e pajtueshme të gjitha menjëherë, duke ofruar lehtësi të përditshme.
Pajisjet shtëpiake që ndihmojnë konsumatorët të rregullojnë stilin e jetës së tyre dhe të përqafojnë jetën e qëndrueshme
Samsung po zgjeron ofertat e pajisjeve shtëpiake fleksibël me frigoriferin Bespoke. Me lançim këtë tetor në Evropë, frigoriferi modular mund të personalizohet në një larmi mënyrash me ngjyra dhe materiale që mund të përditësohen lehtë. Mundësitë e konfigurimit janë të pafundme me Bespoke, pasi u ofron konsumatorëve fleksibilitet të plotë për të krijuar një zgjidhje të personalizuar për kuzhinat e tyre gjatë gjithë fazës së jetës së tyre.
Samsung gjithashtu po i kushton vëmendje të shtuar minimizimit të harxhimit të ushqimit në shtëpi. Tendencat e fundit po tregojnë se konsumatorët po vizitojnë supermarketet më pak, por blejnë më shumë kur e shkojnë; Samsung identifikoi një nevojë për frigoriferë që maksimizojnë hapësirën tuaj të ruajtjes dhe e mbajnë ushqimin më të freskët për më gjatë. Frigoriferi klasik RB7300T ofron kapacitet ruajtje revolucionare falë teknologjisë unike SpaceMax™ të Samsung që lejon deri në 385 litra ruajtje dhe tre mundësi të ndryshme të lartësisë, kështu që ju të mund të vazhdoni me listat më të gjata të ushqimeve. Performanca e tij energjetike gjithashtu ndihmon konsumatorët të mbajnë një stil jetese të qëndrueshëm. I optimizuar për të kursyer, kompresori dixhital inverter rregullon automatikisht shpejtësinë e tij në varësi të asaj që është në frigoriferin tuaj, duke përdorur deri në 50% më pak energji.
Samsung gjithashtu mirëpriti një epokë të re të pastrimit të zgjuar dhe efikas me makinën e re larëse WW9800T dhe tharësin DV8000T. Makina larëse e Inteligjencës Artificiale vjen me një panel kontrolli intuitiv të AI që mëson automatikisht cilësimet dhe ciklet tuaja të preferuara. Teknologjia EcoBubble e Samsung gjithashtu maksimizon efikasitetin e larësit duke e përzier me ajër dhe ujë për ta shndërruar atë në flluska të buta. Mundësuar nga teknologjia ikonike QuickDrive™, formacionet e reja kursejnë kohë deri në 50% dhe përdorimi i energjisë deri në 20%.
Kur lavatricja AI çiftohet me tharësen e re AI Tmble Dryer të Samsung, produkti final është një përvojë e personalizuar për lavanderitë. Ata komunikojnë përmes një Auto Cycle Link për të vendosur automatikisht kursin e duhur të tharjes për ngarkesën që sapo keni larë. Tharësja e re gjithashtu ka një teknologji të vlerësuar me energji A +++ me ngrohje Pump e cila është më efektivja e Samsung deri më sot.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit