Google ADS

Samsung së shpejti me ekrane 11K që stimulojnë efektin 3D

15:09 | 10 Korrik 2015
Arbresh Info

Samsung ka filluar krijimin e ekraneve për telefonave të mençur me rezolucion vërtet të “çmendur” prej 11K me 2250 piksela për çdo inç.

Duket se gjiganti me të vërtetë dëshiron krijimin e ekraneve të telefonave me 11K pasi është duke punuar në bashkëpunim me qeverinë e Koresë Jugore, e cila do të investoj 26.5 milion dollarë në këtë projekt, shkruan arbresh.info. Po ashtu, 13 kompani të tjera nga brenda dhe jashtë shtetit janë të përfshira në këtë teknologji, që është nën zhvillim që nga 1 qershori. Projekti është emëruar ‘EnDK’, dhe një prototip rreth tij pritet të prezantohet në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang.

Densiteti për piksel prej 2250 për inç do të thotë se rezolucioni i ekraneve do të jetë katër herë më i madh sesa ekranet aktuale Quad HD, që zakonisht kanë deri në 576ppi, por duke u varur njëkohësisht edhe nga diagonalja e ekranit. Ndonëse detajet janë ende të pamjaftueshme, qëllimi i gjigantit Samsung mendohet të jetë implementimi i i efektit 3D me një rezolucion të lartë në ekrane që do të jenë në gjendje të stimulojnë gjërat në dimensione 3D.

Ekranet 11K mund të arrijnë tek telefonat e mençur në vitin 2019 , dhe sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë Samsung, Chu Hye-Yong, kjo është thjeshtë diçka bazike për industrinë e ekraneve për të marrë një hap para nëse materialet e përdorura dhe pjesët përmirësohen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme