Google ADS

Samsung prodhon fillimisht 10 milionë Galaxy S8

09:25 | 5 Janar 2017
Arbresh Info

Samsung Electronics ka vendosur si shënjestër fillestare prodhimin e 10 milionë telefonave të mençur Galaxy S8, raportojnë mediat nga Koreja Jugore.

Samsung është duke u mbështetur në telefonin Galaxy S8 për të rikthyer shitjet pas problemeve me fabletën Galaxy Note 7 vitin e kaluar që mund të numërohet si njëra nga dështimet më të mëdha në historinë e teknologjisë, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Edhe Samsung me telefon me dy kamera prapa (Foto)

Kompania ende nuk ka zbuluar zyrtarisht shkakun e shpërthimeve të telefonave Note 7.

Gazetat nga Koreja Jugore thonë se krijuesi më i madh i telefonave të mençur do të filloj prodhimin në muajin mars dhe ka në plan të nis shitjet në prill./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme