Muajin e kaluar, vëzhguesit e industrisë telefonike parashikuan që Samsung pritet të shes 50 milionë njësi të Galaxy S6 dhe S6 Edge, duke bërë këtë model të mbizotërojë ndaj serisë Galaxy S. Megjithatë, Samsung beson që numri i shitjeve në fakt do të jetë edhe më i madh se që është parashikuar nga vëzhguesit.
Bazuar në Korea Times, një zëdhënës i kompanisë Samsung ka thënë se gjiganti pret të shet 70 milionë njësi të Galaxy S6 dhe S6 Edge, transmeton arbresh.info. Ende mbetet e paqartë nëse ishte ky qëllimi i vetëm i kompanisë Samsung për këtë vit, por edhe nëse nuk është, kompania ka arritur një sukses madhështor duke iu falënderuar dy pajisjeve të fundit.
Ashtu siç ishte raportuar, Samsung është befasuar nga suksesi që i ka dhuruar pajisja Galaxy S6 Edge. Kjo do të thotë që ky model, që kushton 100 dollarë më shumë se Galaxy S6, mund të jetë i vështirë për t’u gjetur brenda javës së ardhshme derisa Samsung t’i përgjigjet kërkesave të mëdha që ka pasur për këtë model./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...