Samsung (SSNLF) zbuloi smartfonin e fundit, Galaxy S8. Karakteristika e veçanta të këtij telefoni janë ekrani që shkon deri në skajet e tij, si dhe një asistent virtual i quajtur Bixby. Por a mundet ky lloj telefoni që të joshë të apasionuarit pas telefonave IPhone?
Këtë verë IPhone feston 10-vjetorin, dhe ashtu si çdo vit, Apple pritet që të zbulojë edhe smartfonin e fundi. Dhe, pikërisht, këtë vit, kompania ka rritur shpresat se do të befasojë blerësit e saj me diçka të re. pas një dekade, të rritjes të mahnitshme dhe të qëndrueshme, shitjet e iPhone më në fund kanë filluar të “qetësohen: në vitin 2016 edhe pse në këtë 3-mujor të 2017, fluksi i blerjeve filloi sërish.
“Mendoj se Samsung ka vënë një presion të madh mbi Apple për të treguar se ata ende mund të ecin përpara. Sigurisht, Apple mbetet një kompani për t’u ‘mundur’, tha analisti Christopher Voce i Forrester Research.
Shumë të apasionuar pas IPhone presin me padurim për risitë e telefonit të mençur. Thuhet se këto risi përfshijnë një ekran edge to edge dhe heqjen e butonit fizik, ashtu si S8.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...