Shifrat e fundit të përfitimeve të kompanisë Samsung zbulojnë që kompania kaloi më mirë gjatë tremujorit të parë të këtij viti sesa në fund të vitit të kaluar, por në përgjithësi përfitimet janë të vogla në krahasim me konkurrencën që vazhdimisht është duke u rritur. Kompania ka arritur të fitojë 5.6 miliardë dollarë që nga muaji Janar deri në fund të Marsit të këtij viti duke u ngritur nga 5 miliardë dollarë që arriti t’i fitonte në tremujorin e kaluar. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, kur kompania mburrej me 8 miliardë dollarë përfitime. Pavarësisht kësaj rënie, Samsung është kompania me shitjet më të mëdha për këtë tremujor duke mposhtur edhe gjigantin Apple, bazuar në Strategy Analytics, transmeton arbresh.info.
Fatkeqësisht, shitjet e tabletave dhe telefonave të zakonshëm kanë rënë shumë duke rezultuar në një humbje të përgjithshme në përfitime. Në fakt, përfitimet kanë rënë nga 6 miliardë dollarë që ishin në vitin e kaluar në 2.6 miliardë dollarë.
Samsung ka nevojë për një produkt konkurrues me shitjet e gjigantit iPhone, dhe për këtë kompania koreane beson që telefonat e mençur Galaxy S6 dhe S6 Edge janë përgjigjja e duhur. Kompania pret të rriten përfitimet këtë vit duke shitur 23 milionë Galaxy S6 dhe 23 milionë Galaxy S6 Edge. Samsung është duke luftuar për të iu përgjigjur kërkesave të modelit me ekran të lakuar, ndonëse ka premtuar që ka një zgjidhje për furnizim./arbresh.info
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...