Google ADS

Samsung me telefona të lakueshëm nga viti i ardhshëm

08:21 | 7 Qershor 2016
Arbresh Info

Burimet nga ‘Bloomberg’ pretendojnë që Samsung është duke menduar të prezantojë telefonat me ekrane të lakuar. Samsung gjatë një konference vite më parë ka thënë që kjo teknologji do të jetë e gatshme  për të në vitin 2017.

Megjithatë, kjo do të thotë që Samsung ka zhvilluar mjaftueshëm teknologjinë për të sjell atë tek konsumatorët, shkruan portali arbresh.info. Një numër i pajisjeve do të kenë ekrane OLED fleksibil me mundësinë për tu palosur si mjete kozmetike, dhe të tjerët do të transformohen nga telefona të mençur me 5 inç deri në tetë inç apo më shumë, ashtu si tabletë.

Teknologjia e ekraneve do të jetë lufta e ardhshme ndërmjet serisë Galaxy nga Samsung dhe Apple iPhone, që gjithashtu thuhet se do të posedojë ekrane OLED në të ardhmen. Telefonat mund të shfaqen në fillim të Kongresit Botëror Mobil, rreth muajit shkurt të vitit 2017./arbresh.info

FLIPPY

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme