Google ADS

Samsung me patentë për telefona të lakueshëm

08:23 | 10 Nëntor 2016
Arbresh Info

Një aplikacion i fundit për patentë shfaq që Samsung ka ideja ambicioze për dizajnin e telefonave të ardhshëm, megjithëse kompania nga Koreja Jugore mund të jetë në dyshime për të krijuar telefona të lakuar pas shpërthimeve të baterisë dhe tërheqjes nga tregu.

Në muajin prill, Samsung është raportuar se ka paraqitur një patentë te Zyra e Pronës Intelektuale të Koresë për një telefon të mençur që mund të paloset, shkruan portali arbresh.info. Ky aplikacion ishte marrë nga uebfaqja holandeze ‘Galaxy Club’.

Dokumenti shfaq një telefon të ngushtë me një ekran që lakohet dhe paloset ngjashëm si pajisjet e mëparshme. Në këtë patentë përfshihet gjithashtu një ekran dytësor, i cili supozohet se aktivizohet kur telefoni i mençur mbyllet.

Kjo patentë sigurisht se shton peshën e thashethemeve që janë raportuar më parë këtë vit nga ‘Bloomberg’ që kompania ka në plan të shes telefona dhe tableta me ekrane OLED të lakueshëm.

Në muajin qershor të këtij, Lenovo ka shfaqur në eventin “Tech World 2016” një prototip dhe një demo të telefonave dhe tabletave të saj të lakueshëm./arbresh.info

 

samsung_galaxy_x_patent_d

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme