Google ADS

Samsung mbizotëron në tregun e telefonave të mençur

16:02 | 18 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Sipas raportit të fundit nga kompania hulumtuese Digitimes Research, Samsung ishte shitësi më i madh në botë i ndjekur nga rivali Apple gjatë këtij tremujori. Kompania e Koresë Jugore ka marrë 25.6% të tregut, ndërsa krijuesi i iPhone-it ka arritur 14.5% të tregut.

Huawei, Lenovo, dhe LG janë gjithashtu në listën prej 5  kompanive gjigante me 7.4%, 4.7% dhe 4.5% të tregut, transmeton arbresh.info. Kompania tjetër kineze Xiaomi ka zënë pozitën e gjashtë me 3.8% të tregut, derisa Sony dhe Microsoft ishin në pozitën e 11 dhe 12 me 2% dhe 1.7%./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme