Samsung lider në tregun e telefonave të mençur

14:18 | 28 Korrik 2016
Arbresh Info

Në raportin e saj të fundit, kompania hulumtuese ‘Canalys’ ka zbuluar që Samsung ishte kompania që mbizotëroi në tregun e telefonave të mençur gjatë tremujorit të fundit me 80 milionë njësi të shitura në përgjithësi.

Kompania e Koresë Jugore është ndjekur nga Apple, e cila arriti të shes 40 milionë njësi të telefonave iPhone gjatë tremujorit të kaluar, shkruan portali arbresh.info.

“Lansimi i iPhone SE ka kontribuar shumë pak në përmirësimin e fatit të kompanisë Apple”, tha një analist i kompanisë ‘Canalys’.

Pozita e tretë i përket kompanisë kineze Huawei që arriti të shes 31 milionë njësi. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme