Google ADS

Samsung lanson SSD disk me 4TB

15:19 | 12 Korrik 2016
Arbresh Info

Samsung ka lansuar një opsion tjetër në serinë e saj 850 EVO për konsumatorët e disqeve SATA SSD.

Pajisja përdorë teknologjinë V-NAND dhe është në gjendje të shkruajë dhe lexojë të dhënat me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, shkruan portali arbresh.info. V-NAND SSD 850 me 4TB shkruan të dhënat me shpejtësi 540MB/s dhe lexon me një shpejtësi prej 520MB/s.

Ky disk ka një çmim prej 1499 dollarë, shifër që është jashtëzakonisht e madhe pasi me një shumë të tillë mund të ndërtosh një kompjuter të plotë. Pajisja e re nga gjiganti tani është në dispozicion për blerje në Amazon./arbresh.info

ssd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme