Samsung lanson së shpejti edhe tabletën e dytë me Windows 10

08:33 | 30 Gusht 2016
Arbresh Info

Samsung lansoi tabletën e parë hibride me Windows 10, Galaxy TabPro S, tetë muaj më parë. Kjo pajisje mori komente të jashtëzakonshme nga ekspertë në mbarë botën. Disa nga ata e cilësuan madje më të mirë se Microsoft Surface Pro, por kompania tani është duke punuar në pasardhësin e saj.

Sipas një raporti nga ‘ExtremeMobile’, Samsung do të lansojë Galaxy TabPro S2 sërish me sistemin operativ Windows 10 në muajit e ardhshëm, shkruan portali arbresh.info. Këtu do të jenë katër modele të Galaxy TabPro S2: SM-W728, SM-W727, SM-W723, dhe SM-W720. Këto mund të jenë modele të ndryshme për tregje të ndryshme ose modele me performanca të ndryshme.

Galaxy TabPro S2 mund të ketë ekran 12 inç Super AMOLED me rezolucion 2160×1440, ngjashëm me paraardhësin e tij, si dhe me serinë e fundit të procesorëve Inter Core M. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme