Apple nuk është më prodhuesi numër dy i “smartphone”-ve në botë.
Renditja e 5 të mëdhenjve të globit sa i takon telefonëve “të zgjuar” ka ndryshuar dhe vendin e gjigantit amerikan të teknologjisë e ka zënë tani Huawei kinez.
Ai është pozicionuar i dyti në renditje, në një kohë kur Apple ka parë t’i lëkunden pozitat dhe aksionet në treg.
Me një total prej 71.5 milionë njësi “smartphone”-sh të shpërndarë në mbarë globin, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, Samsung-u vazhdon të mbetet në krye të listës. Xiaomi ndërkohë ka mbërthyer pozicionin e katërt, me 31 milionë “smartphone”, ndërsa prodhuesi i pestë më i madh, “Oppo” është po nga Kina.
Oppo ka vazhduar shtrirjen sidomos në tregjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Shitjet e iPhone-ve të Apple pësuan gjatë 3 muajve të parë deri në fund të marsit, rënien më të thellë të regjistruar ndonjëherë, megjithëse tani po shfaqen shenja stabilizimi.
Kompania e fuqishme e teknologjisë Apple pohoi se të ardhurat nga iPhone-t u ulën me 17% në 31 miliardë dollarë.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së