Samsung kërkon tërheqjen e çdo telefoni Galaxy Note 7 të shitur

10:17 | 2 Shtator 2016
Arbresh Info

Sipas raporteve të fundit, Samsung do të marrë një hap plotësisht të padëgjuar më parë duke tërhequr të gjithë telefonat Galaxy Note 7 që janë shitur deri tani.

Raportet që telefonat e mençur Galaxy Note 7 janë duke u shpërthyer derisa po mbushej bateria do të thotë që kompania do të njoftojë brenda javës për kthimin e gjithë pajisjeve të shitura, të paktën kështu pretendojnë raportet e fundit, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Samsung shtyn shitjet e Note 7, shkak shpërthimi gjatë mbushjes

Hetimet brenda incidenteve të ndryshme te telefonat që shpërthyen derisa ishin duke u mbushur kanë shfaqur që bateritë janë i gjithë problemi, njofton ‘Yonhap News’ nga Koreja Jugore.

Po ashtu, shitjet e telefonave janë shtyrë në mënyrë që kompania të kryej testime shtesë.

Galaxy Note 7 është lansuar vetëm dy javë më parë si telefoni i fundit nga Samsung. Kompania debutoi telefonin e ri me shpresën për të marrë tregun e iPhone 7 dhe variantit Plus nga Apple që lansohen javën e ardhshme.

Sidoqoftë, Samsung ende nuk ka komentuar në lidhje me këto raporte, por thuhet se është duke punuar me partnerët e tij për inspektuar pjesët dhe më pas do të publikojë të gjeturat pasi të finalizohen testimet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme