Pasi Samsung Galaxy Note 7 është tashmë zyrtarisht i pasigurt për publikun, gjiganti korean mund të befasojë me pajisjen e saj të ardhshme, Galaxy S8, që sigurisht vjen në dy madhësi të ndryshme.
Bazuar në një burim brenda ‘SamMobile’, puna tashmë ka filluar te ‘Frimware’ i telefonit të ri, që është niveli më i ultë i softuerit që qëndron prapa versionit TouchWiz të sistemit operativ Android në Samsung duke kontrolluar operacionet më bazike të pajisjes, shkruan portali arbresh.info.
Puna në ‘firmware’ të Samsung Galaxy S7 kishte filluar në të njëjtën kohë vitin e kaluar, gjë që sugjeron që data e lansimit do të jetë nga fundi i muajit shkurt.
Thashethemet e fundit rreth telefonit të ardhshëm të gjigantit Samsung thonë se Galaxy S8 vjen me ekran 4K, projektor të brendshëm dhe një kamerë me 30 megapiksel./arbresh.info
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...
Certifikohen 29 zyrtarë policorë për trajnerë të imunitetit ...