Samsung jep më në fund një shpjegim

11:56 | 9 Shtator 2016
Arbresh.info

U parashikua si produkti më i mirë që Samsung kishte prodhuar ndonjëherë, por u kthye në problemin e saj më të madh duke i shkaktuar kompanisë më shumë se 1 miliardë dollarë humbje.

Samsung ka vendosur më në fund të japë një shpjegim për sa i përket problemeve të baterisë në celularin e saj të fundit.

Pas investigimeve, Samsung tha se problemi qëndronte në qelizën e brendshme të baterisë. Mbinxehja e saj ndodh kur anoda dhe katoda bien në kontakt me njëra-tjetrën. “Një gabim që ndodh shumë rrallë në procesin e prodhimit të baterive,” shpjegon kompania.

Ajo publikoi një postim në faqen e saj ku shpjegonte në detaje problemin dhe i jepte përgjigje disa nga pyetjeve të bëra nga konsumatorët. http://www.samsung.com/uk/news/local/uk-statement-regarding-galaxy-note7

“Më datë 1 Shator u raportuan 35 raste globale me probleme për telefonat Galaxy Note 7; US (17), Korea (17) dhe Taivani (1). Aktualisht ne po punojmë mbi shqyrtimin e shkaqeve të këtij problemi dhe kemi paraqitur një program për shkëmbimin e të gjithë telefonave të dëmtuar me të rinj”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme