Samsung Display sipas disa raportimeve, ka nisur zgjerimin e madh të prodhimeve të veta potenciale për panele OLED.
Sipas raportimeve të mediave nga Koreja Jugore, Samsung deri në fund të vitit do të investojë pothuajse nëntë miliardë dollarë për të forcuar rezervat e OLED display. Po sipas këtyre raportimeve, kompania ka arritur disa marrëveshje me disa prodhues të pajisjeve, të cilët gjigantit jugkorean do t’i mundësojnë që linjën ekzistuese LCD ta zëvendësojë me linjat e reja OLED.
Rreth 2,7 miliardë dollarë do të shpenzohen në prodhimin e 30.000 paneleve OLED të gjeneratës së gjashtë, në nivel mujor gjatë tremujorit të katërt të këtij viti. Edhe 2,7 deri 3,5 miliardë dollarë do të shpenzohen për zgjerimin e prodhimit në fabrikën kryesore të Samsung-ut, e cila do të prodhojë 120.000 diplay OLED në muaj.
Samsung aktualisht 95% të tregut për display OLED për telefona, ndërsa kompania planifikon që të mbajë këtë primat edhe në të ardhmen.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA