Google ADS

Samsung i jep fund serisë ‘Note’

08:48 | 13 Tetor 2016
Arbresh Info

Sipas raporteve të fundit, Samsung duket se do të heq dorë nga emri ‘Note’ duke mos e përdorur më atë në pajisjet e ardhshme.

Një burim anonim brenda kompanisë Samsung në Rusi thotë se gjiganti është i shqetësuar që reputacioni i serisë ‘Note’ është shkatërruar nga shpërthimet e shumë njësive të këtij modeli.

Pajisjet e tërhequra dhe ato të zëvendësuara kanë shpërthyer duke detyruar kompaninë Samsung të ndalojë përgjithmonë prodhimin e Galaxy Note 7, shkruan portali arbresh.info. Samsung i ka thënë operatorëve të ndalojnë ndërrimin e telefonave të tërhequr me ata të zëvendësuar si dhe të mos shesin asnjë njësi të këtij modeli.

Telefoni i parë Galaxy Note, që ishte gjithashtu pajisja e parë me ekran më të madh se 5 inç, është lansuar më 28 tetor të vitit 2011./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme