Samsung ka lansuar Galaxy Tab S2, një tabletë me platformë Android që është në dispozicion në dy madhësi me trashësi vetëm 5.6mm, që është 0.6mm më i hollë se iPar Air 2 nga gjiganti Apple.
Tab S2 vjen me ekran Super AMOLED 9.7 inç ose 8 inç dhe rezolucion 2048×1536, procesor tetë bërthamor, 3GB RAM, hapësirë për microSD kartë deri në 128GB, kamerë prapa 8 megapiksel, kamerë frontale 2.1 megapiksel dhe sensorë për njohjen e shenjave të gishtave, shkruan arbresh.info.
Këto janë disa performanca vërtetë të mahnitshme që do të ishte shumë interesante nëse pajisjet e reja nga Samsung mund të rikthehen në luftë me hapësirën e tabletave që zotëron Apple.
Të dy tabletat me madhësi të ndryshme do të jenë në dispozicion në mbarë këtë muaj, ndonëse çmimi i tyre nuk është zbuluar ende./arbresh.info
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...