Samsung Galaxy S8 vjen me 8GB RAM!

11:31 | 26 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Sipas thashethemeve të fundit nga Kina, Samsung Galaxy S8 vjen me 8GB RAM, më shumë se 6GB – shifër që e kemi dëgjuar më shumë deri tani.

Këto thashetheme vijnë në formë të një posti në ‘Weibo’ nga një parashikues që thuhet se ka rekord të mirë kur bëhet fjalë për zbulimin e të detajeve të njësive të ardhshme nga Samsung.

Po ashtu, thuhet se telefoni do të përdorë çip të prodhuar me procesin e ri 10nm, shkruan portali arbresh.info. Galaxy S8 do të përdorë gjithashtu UFS 2.1 Flash Storage.

Në rast se i keni humbur raportet e mëparshme, telefoni i ri nga gjiganti korean thuhet se do të vije në dy madhësi, rreth 5 inç (Galaxy S8) dhe 6 inç (Galaxy S8 Plus). Të dy njësitë pritet të zbulohen në një event në New York gjatë muajit prill./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme