Samsung e di që duhet të dal fitues me Galaxy S8 dhe njerëzit përreth thonë se kompania do të zgjeroj procedurat e saj të zakonshme testuese, megjithëse thuhet se testimet e para tashmë kanë nisur në Kinë tek dy variantet e telefonave.
Derisa testimet janë duke u kryer në Kinë, versioni ndërkombëtar i telefonit është duke u testuar gjithashtu, shkruan portali arbresh.info. Galaxy S8 dhe S8 Plus janë duke përdorur versionet softuerike G950FXXU0APLH dhe G955FXXU0APLH, ndërsa variantët kinez janë duke përdorur versionet G9500ZCU0APLF dhe G9550ZCU0APLF.
Ende nuk dihet se si do të quhet versioni i dytë më i madh i telefonit, Galaxy S8 Plus apo Galaxy S8 Edge, pasi thashethemet sugjerojnë që të dy variantet janë të lakuar.
Po ashtu, thuhet se në telefon do të jetë lapsi S Pen në mënyrë që përdoruesit e tyre të mos presin vonë deri në lansimin e gjeneratës së ardhshme Galaxy Note./arbresh.info
Kurti bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi: Respekt...
United mposhtet thellë nga Tottenham
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, “sinjalizon” demokratët: ...
ZRrE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji g...
Rritet numri i rasteve me sëmundje të zemrës
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9...