Google ADS

Samsung Galaxy S7 vjen me vrimë për microSD kartë

15:37 | 23 Nëntor 2015
Arbresh Info

Telefoni i mençur Samsung Galaxy S7 ka qenë tashmë subjekt i shumë spekulimeve së fundmi, përfshirë datën e lansimit, versionet, dhe aksesorët. Tani, një spekulim tjetër ka dal në sipërfaqe duke zbuluar disa informacione tjera interesante të telefonit të mençur.

Siç parashikohet, ndryshe nga telefonat e mençur të këtij viti në Samsung, Galaxy S7 do të ketë një hapësirë për microSD kartë, transmeton arbresh.info.

Ky spekulim gjithashtu ofron disa detaje rreth ekranit të pajisjes duke pretenduar që Galaxy S7 do të ketë ekran të rrafshët 5.2 inç, ndërsa versioni Galaxy S7 Edge do ketë ekran më të madh 5.7 inç dhe të lakuar. Ja vlen të përmendet gjithashtu që ekrani do të jetë i lakuar në krye dhe në fund të pajises./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme