Barriera gjuhësore zakonisht është shumë sfiduese, edhe pse kemi në funksion Google Translate.
Megjithatë, Samsung 24 do të jetë i pajisur me Inteligjencë Artificiale të quajtur “Live Translate”, e cila ka aftësi të përkthejë telefonatat në kohë reale.
Galaxy S24 është në gjendje të përkthejë thirrjen në gjuhën tuaj, duke iu lejuar të flisni me personin në anën tjetër pa asnjë problem. Gjëja më e mirë është se “Përkthe drejtpërdrejt” funksionon pavarësisht se çfarë telefoni përdor personi tjetër.
Përveç telefonatave me zë, përdoruesit e Galaxy S24 do të mund të shkruajnë mesazh në gjuhën e tyre, i cili do të përkthehet në gjuhën e personit tjetër gjatë dërgimit të mesazheve, me anë të funksionit Tap Assist.
Këto veçori thuhet të jenë mjaft të dobishme pasi kursejnë shumë kohë, dhe e bëjnë komunikimin me të huajt më të shpejtë dhe më të lehtë. /Telegrafi/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?