Google ADS

Samsung Galaxy Note 7 rikthehet në SHBA

09:35 | 19 Shtator 2016
Arbresh Info

Pas Kanadës, njësit zëvendësuese të Samsung Galaxy Note 7 tani ka filluar të arrijnë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raportet sugjerojnë që ‘Best Buy’ është duke njoftuar përdoruesit që njësitë e reja janë të gatshme. Ngjashëm si me njësit në Kanada, Note 7 i ri që ka arritur në SHBA posedon një katror të vogël me ngjyrë të zezë, shkruan portali arbresh.info.

Njësitë zëvendësuese të Galaxy Note 7 nga kompania koreane do të jenë në dispozicion jo më vonë se 21 shtatori, ndërsa shitjet e fabletës do të rinisin më 28 shtator në Korenë Jugore. /arbresh.info

22

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme