Telefoni i mençur Galaxy J5, që është prezantuar nga Samsung muajin e kaluar, tani është në dispozicion për tu blerë në Gjermani, ku operatori Orange është duke e shituar atë për 235 euro. Kjo pajisje gjithashtu është e listuar edhe në uebfaqen gjermane të kompanisë së Koresë Jugore.
Modeli të cilin Orange është duke e shitur ka procesor katër bërthamor 1.2 GHz Snapdragon 410, ekran 5 inç me rezolucion 720p, 1.5GB RAM, 8GB hapësirë për akumulimin e të dhënave dhe një bateri 2600 mAh, shkruan arbresh.info.
Samsung Galaxy J5 vjen gjithashtu me kamerë prapa 13 megapiksel, kamerë fronatle 5 megapiksel, mbështet rrjetin 4GB LTE si dhe përdor sistemin operativ nga Google, Android 5.0 Lollipop./arbresh.info
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...