Telefoni i mençur Galaxy J3 nga Samsung, që u certifikua nga TENNA dhe 3C në fillim të këtij muaji, tani është listuar në ueb faqen kineze të kompanisë, por me një emër ndryshe – Galaxy J3⑥.
Ja vlen të përmendet që modeli i listuar është një variant për telekomin kinez, por një krahasim i shpejtë zbulon që dizajni i tij dhe specifikat janë dukshëm të ngjashme me atë të modelit J3 (SM-J3109), shkruan arbresh.info.
Telefoni i mençur ka procesor katër-bërthamor 1.2GHz, ekran 5-inç 720p Super AMOLED, 1.5GB RAM, 8GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave, dhe një bateri 2600mAh. Sa i përket kamerës, pajisja posedon një kamerë prapa 8 megapiksel, një kamerë frontale 5 megapiksel, peshon 138g dhe është 7.9mm i hollë.
Aktualisht ende nuk ka ndonjë informacion rreth çmimit të pajisjes në vendin e lansimit apo kohës së debutimit edhe në dyqanet e tjera në mbarë botën./arbresh.info
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...