Samsung Display, njëri nga prodhuesit më të mëdhenj të ekraneve OLED, është duke kërkuar për klientë të rij.
Pas disa brendeve të ndryshme të telefonave kinez, përfshirë Meizu dhe Oppo, gjiganti Samsung tani do furnizojë me panele AMOLED edhe kompaninë Huawei, shkruan arbresh.info. Shifrat e shitjes së paneleve të tilla aktualisht janë të vogla, por pritet të rriten pas disa muajve kur Huawei të përfundoi testimin e produkteve të para të saj nga Samsung.
Partneriteti me Huawei është një hap i madh për Samsung Display pasi që kompania për krijimin e telefonave të mençur në Kinë është e njohur si njëra nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në botë.
Në tregun kinez aktualisht Huawei pretendon se bartë 15.7% të tregut duke mposhtur kështu gjigantët si Apple dhe Samsung, të cilët gjithashtu gjenden pas brendit Xiaomi./arbresh.info
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...