Samsung ende nuk e di pse shpërthen Galaxy Note 7

08:47 | 25 Tetor 2016
Arbresh Info

Kur Samsung bëri tërheqjen e parë të të gjitha njësive Galaxy Note 7, ku kompania filloi të ofronte pajisje zëvendësuese për njësitë që kishin defekte duke ofruar më pas njësi të “sigurta”, përdoruesit ishin të kënaqur që problemi është rregulluar. Por, kur edhe njësitë e zëvendësuara filluan të eksplodojnë, u bë e qartë që kompania nuk e kishte idenë se cili ishte problemi.

Bazuar në një raport nga ‘Wall Street Journal’, Samsung ende nuk e ka idenë se çfarë ka shkaktuar telefonat të shpërthejnë, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti korean reagoi menjëherë pas raporteve të para të shpërthimeve të telefonave, duke parë që pajisjet shkaktonin më shumë dëme sesa të mira. Kompania thuhet se ishte e vendosur në një diagnozë të parakohshme dhe besoi që problemi ishte shkaktuar nga bateritë me defekt nga një furnizues bazuar në testimet jo përfundimtare.

Një laborator, që testoi disa nga njësitë Note 7S që kishin shpërthyer, zbuloi një “zgjatje” në disa nga bateritë e Note 7 që erdhën nga një furnizues. Edhe pse ishin larg nga vendimi përfundimtar, Samsung me nxitim vendosi që defekti ishte për tu fajësuar për shpërthimet.

Pavarësisht se ende nuk e dinë pse ka ndodhur shpërthimet, kompania mendon se problemi ka ardhur si pasojë e baterisë së madhe dhe qarkut. Sidoqoftë, nëse ende keni njërin nga këto pajisje në xhepin tuaj, është e sigurt të themi se ditët e kësaj pajisje janë të numëruara./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme