Google ADS

Samsung Electronics blen për 8 miliardë dollarë një kompani amerikane

15:44 | 14 Nëntor 2016
Arbresh Info

Samsung Electronics ka bërë një marrëveshje për të blerë kompaninë amerikane për pjesët e makianave “Harman International Industries” për tetë miliardë dollarë, njoftoi sot gjiganti koreano jugor i elektronikës.

“Sistemet dhe programi audio i Harmanit për ndërlidhjen e sistemeve janë instaluar në më shumë se 30 milionë makina”, tha Samsung.

“Harman, në mënyrë të përkryer plotëson nevojat e Samsung në drejtimin e teknologjive, produkteve dhe zgjidhjeve, si dhe bashkimi i forcave është një zgjerim natyror në strategjinë e automobilave që ne kemi kohë që e ndjekim”, deklaroi shefi ekzekutiv i Samsungut, Kwon Oh Hyun.

Marrëveshja, të cilën kompania koreane ka për qëllim ta realizojë në mes të vitit 2017, duhet ende të pranohet nga aksionarët Harman-it mes pengesave të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme