Samsung do të reduktojë kapacitetin e baterive në 60%

08:27 | 14 Shtator 2016
Arbresh.info

Samsung ka lajmëruar se do të limitojë kapacitetin e baterive të smartfonëve Note 7 të Koresë së Jugut deri në 60%.

Shitjet për pajisjen e re do të dalin më 20 Shtator, por akoma nuk është konfirmuar nëse një përditësim i tillë do të aplikohet edhe për telefonat në shtetet e tjera.

Projekti i ri i Samsung ka si qëllim të reduktojë fuqinë e baterive në 2.5 milionë pajisje. Ndërkohë në Britani, Samsung ka ofruar zëvendësimin e celularëve duke filluar që nga data 19 Shtator, duke i kërkuar çdo konsumatori të kontaktojë më operatorët nga ku e kanë blerë telefonin.

Raportimet mbi shpërthimin

Gjatë ditëve të fundit janë shtuar akoma më shumë rastet e shpërthimit të Note 7. Në New York një telefon i tillë  shpërtheu në duar e një djali 6-vjeçar. Ndërsa në Florida telefoni shkaktoi djegien e një makine Jeep.

“Duke e mbajtur baterinë në një kapacitet prej 60% ose më pak, problemi do të eliminohet,” thotë Chris Jones, një ekspert i prodhimit të tyre. Një zëdhënës i Samsung tha se firma ka punuar intensivisht dhe se kualiteti i baterive tani është i siguruar. “Bazuar në inspektime të detajuara, në tani jemi konfidentë se problemi i baterisë është zgjidhur plotësisht në pajisjet e zëvendësuara që do të arrijnë në Europë së shpejti,” thotë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme