Blockchain është padyshim njëri nga trendët kryesorë nga viti 2017 dhe pavarësisht gjërave negative të lidhura me të për shkak të mashtrimeve me valuta dixhitale, baza e kësaj teknologjie ka potencial të madh në fusha të ndryshme.
Kompanitë sikurse Huawei tashmë zhvillojnë telefona të aftë për të lansuar aplikacione Blockchain, por Samsung ende nuk ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Kompania megjithatë mund të vendosë të zbatojë teknologjinë Blockchain për diçka krejtësisht tjetër.
Bloomberg raporton se Samsung mund të pranojë Blockchain për të përmirësuar furnizimin e rrjetit të tij. Duket se kjo teknologji nmund t’i mundësojë kompanisë jugkoreane që të porosisë më shpejt telefonat dhe procesorët.
Song Kwang-vu, shef i Blockchain në Samsung thotë se kjo teknologji mund të ndihmojë kompaninë për të reduktuar shpenzimet e dërgesave për madje 20 për qind, ose disa miliarda dollarë. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...