Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, i është bashkuar një liste në rritje të ish-udhëheqëse të gjigantëve teknologjik që marrin pozita në qeverinë e San Franciskos pas zgjedhjet të këtij muaji.
Kryetari i zgjedhur i San Franciskos, Daniel Lurie, emëroi Altmanin, kreun e kompanisë së inteligjencës artificiale ChatGPT, pjesë e ekipit të tij në tranzicion, transmeton Telegrafi.
Industria e teknologjisë e përqendruar në Silicon Valley në jug të San Franciskos, është zhvendosur gjithnjë e më shumë në vetë qytetin – duke krijuar tensione në një vend dikur sinonim i hipive dhe kundër-kulturës.
Në të njëjtën kohë, rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike e San Franciskos pas pandemisë dhe betejat e dukshme me drogën dhe të pastrehët, kanë nxitur një zhvendosje drejt politikës demokratike të qendrës, të nxitur nga qytetarët e pakënaqur dhe nga donatorët e pasur ekzekutivë të teknologjisë.
Disa investitorë të Silicon Valley kanë mbështetur presidentin e zgjedhur republikan Donald Trump. Në zgjedhjet e San Franciskos, bashkëthemeluesi i ËhatsApp dhe ish-drejtori ekzekutiv, Jan Koum mbështeti Lurie.
Dy ish-sipërmarrës të programeve kompjuterike, Bilal Mahmood dhe Danny Sauter, u zgjodhën në bordin e mbikëqyrësve të qytetit.
Osmani: Në Serbi po ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve, ndë...
Osmani flet për shqetësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Ve...
Era e fortë dëmton çatinë e spitalit në Pukë dhe disa pallat...
Osmani: Për herë të parë në histori, Kosova mori pjesë në Sa...
Osmani: Përfaqësimi i vendit tim, nderi më i madh i jetës si...
Sonte Zvicër-Kosovë, Dardanët kërkojnë fitore