Llogari të hakuara të personave të ndryshëm në Facebook, përfshi emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin po shiten në tregun e zi online për vetëm 3.9 dollarë. Lajmi bëhet i ditur nga tabolidi britanik “Daily Mail”, i cili citon një raport shokues të kompanisë me qendër në Kinë, “Money Guru”.
Çmimet raportohet se ndryshojnë edhe në bazë të rrjeteve sociale. Përshembull, fjalëkalimet e Reddit nisin nga 2.9 dollarë, të Instagramit nga 6.30 dollarë, të Pinterest nga 8.48 dollarë, të Twitterit nga 3.26 dollarë, të Hotmailit nga 3 dollarë dhe të Gmail nga 3.26 dollarë. Sipas raportit të publikuar nga media britanike, mënyra më e mirë për të mbrojtur llogaritë dhe fjalëkalimet është përdorimi i verifikimit të shumëfishtë.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Facebook zbuloi se llogaritë e 50 milionë përdoruesve, përfshirë pronarët dhe drejtuesit e lartë si Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg, janë kompromentuar nga një e metë në sistemin e sigurisë. Sipas “Money Guru”, llogaritë dhe fjalëkalimet e Facebook shpesh vidhen për t’ua shitur kompanive të cilat kërkojnë t’i targetojnë ato në reklama.
Studiuesit analizuan llogaritë që shiten në tregun e zi online, më i famshmi i të cilëve është “Dream Market”, por edhe në “Wall St Market” dhe “Berlusconi Market”.
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...