Zyrtarët rusë të sigurisë kanë arrestuar disa shkencëtarë që punojnë në një strukturë bërthamore sekrete të Rusisë.
Të dyshuarit janë përpjekur të përdorin superkompjuterët më të fuqishëm të Rusisë që të kryenin veprime që kishin të bënin me Bitcoin, transmeton portali arbresh.info
Qendra Federale Bërthamore në Sarov, në Rusinë perëndimore, është një zonë e kufizuar.
Shërbimi për media i qendrës në fjalë tha se “ka pasur një përpjekje të pakuptimtë për të përdorur kompjuterët për qëllime private”.
Superkompjuterët nuk do të duhet të lidheshin me internet dhe sapo shkencëtarët u përpoqën të bënin këtë gjë, sistemi i sigurisë së qendrës bërthamore është alarmuar.
Qyteti ku ndodhet qendra bërthamore vazhdon të mbetet pjesë sekrete, ndërsa vetëm zyrtarët rusë janë të lejuar që të hyjnë aty./arbresh.info/
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai