Facebook, dhe rrjetet sociale në përgjithësi, janë diçka pa të cilat disa njerëz nuk mund të jetojnë dot, ndërsa të tjerë i urrejnë thellësisht ato duke i konsideruar si pengesë në komunikimin nga afër me miq e të afërm.
Sigurisht, ato janë shumë të përhapura (me gjysmë miliardë njerëz që bashkëveprojnë çdo ditë në Facebook) dhe shumë prej nesh bien pre e orëve të gjata që shpenzohen në disa rrjete sociale.
Ndërsa nga njëra anë, nuk ka dyshim se Facebook dhe rrjete të tjera sociale janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar dhe për të mbajtur kontakt me njerëz të cilët do të ishte pothuajse e pa mundur t’i kontaktoje. Por a ka efekte negative në jetën e çdokujt prej nesh të ndenjurit gjatë në rrjete sociale e në veçanti në facebook?
Sipas një studimi pasojat e një përdorimi intensiv të Facebook janë gjithçka veçse jo pozitive.
Hulumtuesit studiuan një mostër subjektesh për dy javë, duke monitoruar përdorimin e tyre të Facebook dhe duke i pyetur ata 5 herë në ditë (nëpërmjet bisedës) se si ndiheshin.
Një lidhje e drejtpërdrejtë u shfaq në mes të përdorimit të Facebook dhe pakënaqësisë: sa më shumë që subjektet përdorën Facebook, aq më shumë niveli i tyre i lumturisë dhe kënaqësisë u zvogëlua.
Ky efekt, është i pavarur nga numri i miqve që subjektet kishin në rrjetin social, por edhe nga faktorë të tillë si seksi, perceptimi i vetmisë, vetëvlerësimi dhe madje edhe depresioni.
Studiuesit paralajmërojnë, në përfundim të studimit: “Në shikim të parë, Facebook përfaqëson një burim të paçmuar për të kënaqur nevojën themelore njerëzore për lidhje shoqërore. Rezultatet sugjerojnë se në vend të përmirësimit të mirëqenies, Facebook e zvogëlon atë”./syri.net
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...