Gjatë vitit të kaluar, Porsche 911 GT2 RS u bë lajm kryesor në mediat që merren me automobilizëm, si makina që shënoi rekord shpejtësie në Nurburgring të Gjermanisë.
Megjithëse pritej që trashëgimtari i tij do të shkaktonte reagime gjatë prezantimit, nuk është pritur që do të ndodhë kaq shpejt, transmeton Telegrafi.
Pamjet e rrjedhura në internet, e shfaqin modelin GT3 RS me pamje shumë të egër në pjesën e përparme dhe të pasme, ku ndodhet edhe një krah gjigant. Veçanti janë edhe hapjet në të dy anët e kapakut, të cilat i shtojnë aerodinamikën në masë të madhe.
Pritet të ketë motor që prodhon 540 kuajfuqi – 20 njësi më shumë se modeli paraardhës – ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 3.2-sekonda.
Pos pamjeve të rrjedhura, detajet zyrtare bëhen të ditura brenda pak muajsh kur të fillojë Geneva Motor Show. /Telegrafi/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...