Më i fuqishmi BMW M, do të bëhet edhe më i mirë
Gjenerata fundit e M5, ishte makina me e fuqishme që ka lansuar ndonjëherë linja M, pasi ka motorin 4.4-litra turbo-dyshe V8 që prodhon 600 kuajfuqi, transmeton Telegrafi. Megjithëse e duam shumë këtë sedan, i riu do të jetë edhe më i mirë sepse do të përfshijë M5 Competition Package. Prodhuesi gjerman ende nuk ka bërë të ditura detaje shtesë, por njohësit kanë shfrytëzuar forumet që të tregojnë detajet që besohet se kanë rrjedhur prej kompanisë.
Sikur pretendimet të jenë të vërteta, M5 i ri ka motorin e njëjtë por që prodhon 25 kuajfuqi më shumë. Me 625 kuajfuqi, mund të konkurrojë lehtë me Mercedes-AMG E63 S, që ka 22 njësi më pak. Në të njëjtën kohë, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, arrin për një sekondë më shpejtë se standardi që i zë me 3.3-sekonda. Që është për një sekond më i shpejtë se rivali nga AMG.
Shpejtësia maksimale nuk është përmendur, por njohësit besojnë të jetë rreth 300 kilometra në orë. Nuk është thënë as sa do të kushtojë, por mësohet se për tetë mijë euro më shtrenjtë se modeli i tanishëm. /Telegrafi/
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?