Rritje e madhe e shitjes së veturave elektrike në botë

14:55 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në tremujorin e tretë të këtij viti në gjithë botën janë shitur gjithsej 287.000 automobila elektrikë dhe plug-in hibrid, që paraqet rritje prej 63 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Njëkohësisht, në krahasim me çerekun e dytë të vitit 2017, shitja e automjeteve që përdorin elektromotor ka shënuar ngritje në tremujorin e tretë me 23 për qind.

Kina është meritore për rritje të tillë pasi në këtë vend janë shitur mbi gjysma e porosive të bëra në gjithë botën në periudhën korrik-shtator.

Tregu i dytë më i madh është Evropa, pasuar nga Amerika Veriore.

Vlerësohet se në vitin 2017 shitja e automobilave elektrikë dhe plug-in hibrid në botë për herë të parë do të kalojë shifrën një milion brenda kalendarit vjetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme