Industria e kompjuterëve ka qenë në rënie për më shumë se dy vite, por vitin e kaluar kishte shenja që ka filluar të stabilizohet.
Derisa të gjithë kanë pritur që shitjet në mbarë botën të jenë pozitive, ‘IDC’ dhe ‘Gartner’ kanë raportuar që shitjet e kompjuterëve në SHBA janë rritur për herë të parë brenda më shumë se një viti, shkruan portali arbresh.info. ‘IDC’ raporton që shitjet janë rritur për 4.9 për qind, ndërsa ‘Gartner’ pohon se ato janë rritur për 1.4 për qind.
Diferenca e vlerësimeve të tyre nga të dy kompanitë është shfaqur sepse ‘Gartner’ nuk numëron pajisjet Chromebooks si pjesë e shifrave të saj derisa ‘IDC’ citon që laptopët nga Google janë arsyeja kryesore për rritjen që ka ndodhur në SHBA./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...