Rrëzohet Google

09:52 | 21 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Një grup i hakerëve nga Pakistani të njohur si “Team Pak Cyber Attackers” kanë hakuar dhe rrëzuar domain-in zyrtar të faqes së gjigantit Google për Bangladesh në mëngjesin e së martës.

Grupi i hakerëve ka lënë një mesazh në domain-in e faqes që kishte në shënjestër duke u talluar me masat e sigurisë së impementuara nga Google, shkruan portali arbresh.info.

 Mesazhi i lënë nga hakerët pas sulmit
Mesazhi i lënë nga hakerët pas sulmit

Hakerëve iu pëlqen të luajnë me të metat e sigurisë që mund të pengojnë shërbimin e çdo platforme të famshme. Ky sulm ishte i ngjashëm me rrëmbimin e DNS-ave në rastin që ndodhi në shkurt të vitit 2015 që ndërpreu qasjen e përdoruesve të Google-së në Vietnam.

Vazhdon të mbetet ende e pa qartë nëse rrëzimi i domain-it të Google në Bangladesh është kryer për të provokuar një luftë kibernetike ndërmjet Bangladeshit dhe Pakistanit ose ishte thjeshtë një hakim për të shfaqur që asgjë nuk është e sigurt në internet dhe gjigantët si Google duhet të shpenzojnë më shumë në siguri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme